Donald Trump dhe Joe Biden shkëmbyen replika në distancë, teksa të dy synojnë të garojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në SHBA.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kundërshtari i tij kryesor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, demokrati Joe Biden, kanë shkëmbyer sulme verbale, pasi të dy vizituan shtetin e Lowa-s.
Para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Ioëa, presidenti Trump e quajti ish-zëvendëspresidentin Biden, një njeri “të dobët mendërisht”.
Trump tha se Biden “duket ndryshe nga ai, vepron ndryshe dhe është më i ngadalshëm”.
Presidenti u tall me dështimet e kaluara në garat presidenciale të 76- vjeçarit, Joe Biden.
Në anën tjetër, gjatë një fjalimi Biden u shpreh se presidenti Trump është “një rrezik ekzistencial për Amerikën”.
Ai tha se Trump premtoi se do të mbrojë punëtorët dhe fermerët, por në vend të kësaj i ka bërë ata “këmbësorë” në luftërat e tarifave me vende si Kina dhe Meksika.
Donald Trump është e sigurt se do të jetë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ndërkaq, Xho Biden kryeson në sondazhe, por përballet me dhjetëra kundërshtarë demokratë brenda partisë, ku do të vendoset përmes një sërë zgjedhjesh të brendshme emri i kandidatit për presidencën amerikane.
Xho Biden ka qenë për 6mandate senator, shërbeu si zëvendës i presidentit Barak Obama për 2 mandate dhe u kandidua dy herë për president në vitin 1988 dhe 2008, ku nuk pati sukses./ABC News Albania 24/7