Një nga portierët më të mirë të kohës dhe sigurisht ikonë braziliane, Dida feston sot ditëlindjen

schedule08:16 - 7 Tetor, 2022

schedule 08:16 - 7 Tetor, 2022

Neslon de Jesus Silva, i njohur nga të gjithë thjesht si Dida, ishte portieri i Milanit nga viti 2002 deri në vitin 2010 dhe me fanellën e kuqezinjve ai ka qenë një nga portierët më të mirë në botë.

Në aventurën e tij në Itali, megjithatë, ai bëri edhe disa letra që tifozët kuqezi nuk do të mund t’i harrojnë kurrë, fakt që gjithsesi nuk e njollosë karrierën e tij në Milano, plot kënaqësi dhe suksese. I aktivizuar me ekipin Vitoria di Bahia, përpara se të mbërrinte në Itali, ai kishte veshur edhe fanellën e Cruzeiro, me AC Milan që më pas e huazoi atë te Lugano dhe Corinthians përpara se ta bënte pronar të portës së tyre. Së bashku me Fabio Santos, Danilo dhe Cristiano Ronaldo, ai është një nga katër lojtarët që kanë fituar dy edicione të Kupës së Botës për Klube me dy ekipe të ndryshme: Corinthians në 2000 dhe Milan në 2007.

302 paraqitje me fanellën e kuqezinjve, ndërsa për kombëtaren braziliane ai ka veshur fanellën e artë jeshile 90 herë dhe është i trembëdhjeti për paraqitje me kariokasit. Pas largimit nga Serie A ai përfundoi karrierën e tij me Portuguesa, Gremio dhe Internacional. Sukseset e tij janë shumë të pasura dhe mburret me katër kampionate Mineiro, dy kupa braziliane, një kampionat Paulista, një Brazilian, një Kupë Italie, një Scudetto, një Superkupë Italiane, një kampionat Gaucho, një Copa Libertadores, një Recopa Sudamericana, dy Kupa Botërore për klube, dy Champions League, dy Superkupa UEFA, dy Kupa të Konfederatave, një Copa America dhe një Kupë Botërore.

Dida sot mbush 49 vjeç, një nga portierët më ikonë që ka pasur futbolli dhe Serie A./h.ll/abcnews.al