Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky mbajti një fjalim në samitin e Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Pragë, duke u bërë thirrje lidërve europianë të ndihmojnë Ukrainëm.
“Duke na ndihmuar, ju ndihmoni veten. Lufta duhet të fitohet nga Ukraina, në mënyrë që Rusia “të mos pushtojë vendet e tjera”, tha Zelensky.
Ukraina, shtoi ai, ka nevojë për “garanci sigurie”.
Presidenti tha gjithashtu se Rusia po përdor dronët iranianë kundër Kievit dhe se Moska dëshiron të “ripërcaktojë” kufijtë e Europës dhe është thelbësisht “anti-europiane”.
Ndërkohë përpara fjalimit të presidentit ukrainas, Presidenti i Këshillit Europian postoi një mesazh në Twitter, duke falenderuar Zelenskyn për pjesëmarrjen.
Thank you dear @ZelenskyyUa for joining us at the first European Political Community in Prague.
Europe is with you and the brave people of #Ukraine#SlavaUkraini pic.twitter.com/d8QIbRYJct
— Charles Michel (@CharlesMichel) October 6, 2022
“Faleminderit i dashur Zelensky që u bashkuat me ne në Komunitetin e parë Politik Europian në Pragë. Europa është me ju dhe me popullin trim të Ukrainës“, tha Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel , në një postim në Twitter.
/abcnews.al