Sevilla ka gjetur menjëherë edhe zëvendësuesin e Julen Lopetegui, i cili u largua pas humbjes me Dortmund në Champions League mbrëmjen e djeshme.
Në krye të skuadrës spanjolle do të jetë, Jorge Sampaoli. Ish-trajneri i Argjentinës do të marrë frenat e ekipit së bashku me Jorgo Desio, Diogo Meschine dhe Pablo Fernandez, të cilët do të jenë pjesë e stafit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Sevillas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
? Jorge Sampaoli, nuevo entrenador del #SevillaFC. ?️#WeareSevilla
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) October 6, 2022
/f.a/abcnews.al