Numri i evropianëve që e përshkruajnë shëndetin e tyre mendor si “të keq” ose “shumë keq” është rritur gjatë pandemisë së koronavirusit, edhe pas heqjes së bllokimeve, sipas rezultateve të një sondazhi.
Sondazhi i agjencisë së BE-së Eurofound me 200,000 njerëz zbuloi se numri i atyre që e përshkruan shëndetin e tyre si ‘të keq’ ose ‘shumë keq’ ishte dyfishuar, nga 6.4% në mars 2020 – në fillim të krizës shëndetësore – në 12.7% dy vite më vonë edhe pse kufizimet u lehtësuan.
“Me rihapjen e shoqërisë, shumë shpresonin se gjendja e tyre mendore do të përmirësohej. Megjithatë, në pranverën e vitit 2022 rreziku i depresionit mbeti jashtëzakonisht i lartë për shumë njerëz”, thanë gjetjet e sondazhit, duke shtuar se rreziku duket të jetë më i madh për të rinjtë.
Sondazhi online, i kryer nga marsi 2020 deri në maj 2022, zbuloi gjithashtu se më shumë qytetarë në 27 vendet anëtare të BE-së po luftojnë për të përballuar jetesën dhe janë më të rrezikuar nga varfëria, kryesisht për shkak të inflacionit të lartë.
Rreth 53% e të anketuarve thanë se u përballën me vështirësi për të përballuar jetesën në pranverën e 2022 krahasuar me 47% në fillimin e pandemisë, zbuloi Eurofound në një raport të veçantë.
“Shqetësimi në një masë të madhe (për financat) i kombinuar me pasigurinë për të ardhmen ka të ngjarë të vazhdojë të ketë një ndikim negativ në shëndetin mendor”, gjeti sondazhi.
Përveç kësaj, pothuajse një në pesë të anketuar janë përgjigjur se nuk kanë marrë kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor për sa i përket vizitës në spital dhe një specialist të shëndetit mendor. /abcnews.al