Përballja ndaj Sivasspor, Daja: Nesër kemi disa mungesa. Objektivi? Të fitojmë eksperiencë

schedule13:20 - 6 Tetor, 2022

schedule 13:20 - 6 Tetor, 2022

Ballkani do të përballet me Sivasspor në sfidën e tretë të fazës së grupeve të Conference League. Një takim ku skuadra shqiptare do të tentojë të mos dalë pa pikë, por do të jenë të kushtëzuar për shkak të disa mungesave.

Trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp do të deklaronte se kushdo që do të luajë në formacion do të japë maksimumin e tij, ndërsa kur pyetet për objektivin e skuadrës, do të shprehej se duan të fitojnë sa më shumë eksperiencë.

Ndeshja – “Jemi ne ndeshjen e tretë përballë kemi ekipin e Sivasspor që kryeson bashkë me Slavian. Ne pavarësisht pikëve të munguara kemi bërë lojë pozitive. Do të prezantohemi me disa mungesa dhe na e vështirëson por ana tjetër e medaljes është që lojtarët që do të jenë në formacion të tregojnë vetën përballë këtij kundërshtari.”

Mungesat – “Po druhesha që këtë pyetje të mos ma bënte një gazetar nga Turqia por ja që ma bën një nga Kosova. Kemi dy tre lojtarë që nuk do të jenë nesër të cilët nuk i deklarojmë për të mos dhënë informacione por ajo që është e deklaruar është mungesa e Thaqit. Nuk ka lidhje forma e një ekipi në kampionat pasi në këtë kompeticion të gjithë japin maksimumin. Shpresojmë që nesër pavarësisht mungesave të jetë më pak e vështirë pasi e vështirë do të jetë gjithsesi.”

Objektivi – “Duke u nisur nga fakti se për ne është eksperienca e parë. Ballkani merr pjesë për herë të parë në Europë. Kundërshtarët kanë qenë mjaft të fortë. Kemi bërë një lojë të mirë. Synimi i Ballkanit është të bëjmë një eksperiencë të mirë. Në këtë moment është të paraqitemi sa më mirë, të përfaqësojmë edhe Kosovën në mënyrën më të mirë. Shpresojmë se herë të tjera ta kemi synim kalimin e grupit.”- deklaroi Daja. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!