Teksa po mbushen 2 muaj nga zhdukja misterioze e Ervis Martinaj, i cilësuar nga media si “Mbreti i Kumarit”, gjykata e Tiranës ka vijuar një proces gjyqësor, ku Martinaj në këtë rast rezulton të jetë i dëmtuar.
Tre persona mes tyre një grua janë dënuar nga gjykata e kryeqytetit me dy vite burgim secili, pasi akuzoheshin nga prokuroria për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e biznesmenit Ervis Martinaj.
Vendimi i gjykatës së Tiranës, vjen në një kohë kur nuk dihet asgjë për fatin e biznesmenit, Ervis Martinaj, nëse ai është gjallë apo ka vdekur. Prej datës 9 Gusht Martinaj është raportuar në policinë e Laçit i zhdukur dhe nga kjo ditë shumë variante konfuze janë hedhur në media.
Tashmë është fakt dhe provuar me vendim gjykate se në periudhën kur është dashur të vritej Martinaj, nga klani “Duka” në Kosovë dhe Turqi, pjesëmarës për mbledhjen e informacionit ka qënë një punonjës policie.
Ish-punonjësi i policisë në Durrës, Ardian Ahmeti, që mbante detyrën e shefit të IT-së në këtë drejtori, u deklarua fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim. I njëjti dënim është dhënë dhe për Dejvison Serjanin, i cili rezulton të jetë ish-i fejuari i Nensin Shaqirit.
Kjo e fundit një punojëse agjensi udhëtimesh në zonën e “Myslym Shyrit”, siguronte informacionet për udhëtimet e Ervis Martinaj nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në drejtim të Turqisë.
Këto informacioni më pas i kalonin Leonard Dukës ose siç thiret ndryshe si “Princi Damian”, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e ish-shokut të tij në Turqi dhe në Kosovë.
Në të dyja këto shtetë nuk është bërë e mundur goditja e Martinaj, për shkak të mos koordinimit në kohë. Për mbledhjen e informacioneve të lëvizjes së Martinaj, Nensi Shaqiri është dënuar nga gjykata e Tiranës me dy vite burgim.
Por për shkak se Shaqiri ka në kujdestari një fëmijë të vogël, gjykata urdhëroi kovertimin e periudhës së burgut në shërbim prove me afat 2 vjeçar.
Tre personat e dënuar akuzoheshin nga prokurori Dritan Nushi, për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formën e bashkëpunimit.
Në lidhje me informacionin për lëvizjet e Ervis Martinaj, Nensi Shaqiri, ka folur gjatë fazës së hetimit të dosjes, duke deklaruar se ajo i ka marrë këto informacione nga agjencia ku punonte në rrugën “Myslym Shyri”, pasi Martinaj ka prerë biletë udhëtimi.
Sipas saj, këtë informacion nëpërmjet të fejuarit të saj Dejvison Serjani dhe Daut Elmazi, ia ka dhënë vëllezërve, Erlis dhe Leonard Duka dhe Fatmir Hysenit, kundrejt një pagese në vlerë të konsiderueshme.
Dyshohet se për këto informacione, është paguar një shumë financiare prej 30 mijë euro.
Këto veprime janë konfirmuar dhe nga deklarimet e shtetasit Deivisjon Serjani, ish-i fejuari i saj dhe punonjësi i policisë Ardjan Ahmeti, që tashmë janë dënuar./OraNews