“Kurseni energjinë…”, Balla: Qytetarët reflektuan pas thirrjes së Ballukut dhe Ramës

schedule10:38 - 6 Tetor, 2022

schedule 10:38 - 6 Tetor, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla duke iu përgjigjur opozitës theksoi se propozimi për të vendosur një fashë 800 kW, ka marrë parasysh konsumin e familjeve për të përballuar muajin. Sipas tij është viti më i thatë që po kalon bota dhe sipas tij nuk përballohet vetëm me prodhim vendas.

Nga ana tjetër duke u ndalur tek shtyrja e vendimit që detyron familjet të paguajnë më shumë nëse harxhojnë më tepër se 800kW, Balla theksoi se qytetarët kanë reflektuar ndaj thirrjeve të Ballukut dhe Edi Ramës për të ulur konsumin.

“Nevojite kursim i energjisë. Kuvendi duhet të jetë shembull për thirrjet për të konsumuar sa më pak energji. Falenderimet u takojnë shqiptarëve që thirrjeve të Ballukut dhe Ramë u janë përgjigjur me ulje të madhe të konsumit të energjisë elektrike.” tha Balla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!