Zaporizhzhia, një qytet i madh, i cili ndodhet afër vijës së frontit në jug, ka qenë një objektiv i vazhdueshëm për forcat ruse gjatë javëve të fundit. Forcat ruse goditën me raketa një bllok pallatesh, ndërsa njerëzit flinin, sipas BBC.
Në të gjithë vendin, forcat ruse kanë goditur objektiva të tjera, duke përfshirë termocentralet, linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe ndërtesat e banimit. Zyrtarët ukrainas thonë se kjo është mënyra se si Rusia po i përgjigjet humbjeve në fushat e betejës, pasi ushtria vazhdon të rimarrë territorin e pushtuar.
Në rajonin fqinj të Khersonit, forcat e Ukrainës duket se po rigrupohen pas rimarrjes së tre fshatrave të tjerë përgjatë lumit strategjik Dnipro. Në një përditësim këtë mëngjes, ushtria tha se situata mbetet e vështirë dhe se trupat ruse vazhduan të bombardojnë zonat civile.
Pas rimarrjes së qytetit strategjik të Liman në Donetsk, ushtria ukrainase përparoi në rajonin e Luhanskut dhe guvernatori tha se gjashtë fshatra ishin “çliruar” në dy ditët e fundit.
Ndërkohë, tre shpërthime të tjera janë dëgjuar në Zaporizhzhia pak minuta më parë, pas një sulmi me raketa, në të cilin mbetën të vdekur 2 persona.
Ndërkohë guvernatori i Zaporizhzhia u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë në strehimore. Oleksandr Starukh më herët paralajmëroi për mundësinë e përsëritjes së sulmeve pas sulmit në orët e para të mëngjesit.
/abcnews.al

