Kufizimi i energjisë në institucionet shtetërore, Duleviç: Cilët janë personat që do të bëjnë menaxhimin?

schedule14:17 - 5 Tetor, 2022

schedule 14:17 - 5 Tetor, 2022

Në lidhje me vendosjen e  rregullit që institucionet publike duhet të të konsumojnë 15% të energjisë në krahasim me faturat e një viti më pare gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, eksperti i energjisë Azmer Duleviç kishte dyshime për mënyrën sesi do të menaxhohet ky rregull brenda institucioneve publike shqiptare. Duke diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Azmer Duleviç pyeti kush do të jetë personat që do ta bëjnë menaxhim, nëse do të jenë menaxherë energjie që janë të licensuar, pjesëtarë të institucioneve shtetërore, të cilët nuk kanë njohuri, “dhe të mos arrijmë në pikën, që në fund të muajit, a do të aplikohet gjoba për titullarin”.

Ai e ngre këtë  shqetësim si inxhinier, dhe duke qenë se ka një agjenci të eficencës energjetike, i duhet dhënë një mbështetje përsa i përket kursimit brenda institucioneve dhe ekspertët e saj duhen angazhuar në këtë iniciativë të qeverisë shqiptare.

Ndërkohë nga ana tjetër, çdo familje shqiptare sot, sipas ekspertit të energjisë Duleviç po shkon drejt formave alternative dhe të diversifikuara të energjisë, të tilla si energjia e gjelbër apo eficenca më e mirë përsa i përket kursimit të energjisë elektrike. /abcnews.al