Banorët e pesë pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës kanë protestuar sot para bashkisë. Ata janë ngritur në protestë pasi bashkia bashkia u ka kërkuar që të zhvendosen në zonën që po rindërtohet në Shën Vlash.
Por ata refuzojnë që të zhvendosen pasi kërkojnë që të rindërtohen pallatet e tyre në vendin ku kanë qenë.
“Bashkia dhe qeveria po punon me dy standarte, disa pallate po ndërtohen në vendin ku ishin ndërsa të tjerë po zhvendosen në Shën Vlash. Kjo është vjedhje e hapur pasi duan të na transferojnë ne që të zaptojnë vendin e pallatit për të ndërtuar në interes të tyrin,” thonë banorët.
Po ashtu, ata kanë paralajmëruar se do të ketë përshkallëzim të protestave. /abcnews.al/


