Avokati dhe eksperti i kibernetikës, Ermal Yzeiraj i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për sulmin kibernetik në Shqipëri.
Ai tha se nuk ishte aspak surprizë sulmi kibernetik, pasi vendet jo mike të Shqipërisë herë pas here jo vetëm në shtetin tonë por edhe në shtete të tjera, bëjnë sulme të tilla.
Sipas Yzeirajt shteti shqiptar duhet të ishte treguar më shumë vigjilent që në momentin që vendosi të investojë në sistemet kompjuterike.
“Në lidhje me sulmin kibernetik është diçka e pritshme, jo vetëm nga shtet që mund të kenë armiqësi me Shqipërinë, por edhe për interesa të tjera ekonomike. Është diçka që duhet të ishte parashikuar me kohë në momentin që shteti do të investonte në sistemet kompjuterike, duhet të ishin marrë masat. Nuk është një surprizë, është diçka normale në ambientin online. Nivelet e sulmeve kibernetike janë shtuar nga viti në vit për të gjitha shtete në botë. Sidomos shtete e zhvilluara vuajnë më shumë nga sulmet kibernetike. Pra ti nuk mund të jesh i sigurtë për investimet sivjet pasi vitin tjetër del diçka, e re prandaj duhet të investosh gjithmonë. Shumica e viktimave nga sulmet kibernetike nuk e dinë se janë viktima të sulmit kibernetik, siç është edhe rasti konkret”, tha Yzeiraj.
/Abcnews.al/