Murrizi: Nuk ka term “çdekretim” në Kushtetutë

schedule17:19 - 10 Qershor, 2019

schedule 17:19 - 10 Qershor, 2019

Grupi parlamentar demokrat dhe ai i pavarur kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp. Në emër të tyre nënkyetari i Kuvendit Myslim Murrizi deklaroi se vendimi i presidentit Ilir Meta për të çdekretuar datën e zgjedhjeve është një term që nuk e njeh as Kushtetuta.

“Nuk kam lexuar asnjë rresht të Kushtetutës së Shqipërisë fjalën çdekretim. Dekretim po. Çdekretim është një shpikje allashqiptarçe. Nuk e mbaj veten për jurist të madh, por Kushtetuta ka qenë vullnet i zotit Berisha dhe zotit Rama në marrëveshjen e prillit 2008. Në atë Kushtetutë përcaktohet qartë se jemi Republikë Parlamentare dhe parlamenti është sovrani. Pastaj të gjitha institucionet e tjera derivojnë nga ky parlament qoftë edhe Presidenti i Republikës, që është dhënë që në raundin e fundit të zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave”, tha Murrizi./ABC News Albania 24/7