Në rrjete sociale është bërë virale një video, e cila është regjistruar nga nëna e një djali nga Kina, që pretendon se është alergjik ndaj erës së librave. Në një përpjekje për t’u shpëtuar detyrave të shtëpisë, djali i thotë nënës së tij se nuk mund mund të ndalojë dot së qari për shkak të alergjisë.
“Nga çfarë je alergjik?” e pyeti nëna e tij dhe më pas ai iu përgjigj se ishte alergjik ndaj detyrave të shtëpisë dhe erës së librave. Kur nëna e tij i sugjeroi që të shkonin në spital, ai refuzoi menjëherë dhe më pas nëna e tij i tha të mos pretendonte se ishte alergjik dhe të përfundonte detyrat e shtëpisë.
‘Homework allergy’: boy claims reaction takes 5 years to ‘incubate’ goes viral https://t.co/TUSIIiwgR4
— South China Morning Post (@SCMPNews) September 14, 2022
Më pas, ajo tha për mediat kineze se djali ishte përpjekur të shmangte detyrimet në mënyra të ndryshme më parë. Kjo është padyshim një nga justifikimet më të zgjuara për një fëmijë që përpiqet t’u shmanget angazhimeve shkollore.
Mali Kinez alergičan na domaći ? pic.twitter.com/CGDda2tLGn
— Kalabaster (@KalabasterJak) September 14, 2022
/abcnews.al