Nga mbrojtja e çështjes çame tek letrat e dashurisë, botohet letërkëmbimi i Mid’hat Frashërit

schedule17:25 - 3 Tetor, 2022

schedule 17:25 - 3 Tetor, 2022

Vepra e 7 e përzgjedhur dedikuar figurës poliedrike të Mid’hat Frashërit tashmë është botuar. Arkivat e shumta europiane dhe shqiptare janë lënda e parë që i ka shërbyer studiuesit Uran Butka për realizimin e këtij libri. Përmes letërkëmbimit del në pah përpjekja e Mid’hat Frashërit për të vendosur marrdhënie normale me Greqinë. Për herë të përë me 28 nëntor 1923 u valvit flamuri shqiptar në shtetin fqinj.

“Letrat e vëllimit të shtatë, janë hulumtuar dhe nxjerr nga arkivat e ndryshme të kohëve si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Letrat i përkasin harkut kohor (1921- 1924), vite në të cilat ai ka qenë kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe kryedelegat në Lidhjen e Kombeve, Gjenevë, si edhe ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë”, thotë Butka.

Butka tregon se përmes këtyre letrave kuptohet më qartë figura e Mid’hat Frashërit si politikan dhe njeri i kulturës

Ndër leterkëmbimet e ndjera dhe unike, janë letrat e dashurisë me Elsën. Gjithashtu gërvishtet edhe leterkëmbimi me albanologët e shquar si Gjergj Pekmezin, Holger Pedersen dhe At Zef Valentinin,  që  do të vijojë edhe në vëllimin e ardhshëm.

Mid’ hat Frashëri në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog. /abcnews.al