Panelet diellore për familjarët, Balluku: Aplikimi fillon më 1 nëntor, shteti mbulon 70% të shumës

schedule17:16 - 3 Tetor, 2022

schedule 17:16 - 3 Tetor, 2022

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjsië dhe Infgrastruktruës, Belinda Balluku ka dalë në një deklaratë për media lidhur me programin për subvencionimin me 70% të shumës për çdo familje që do të instalojë njësi diellore për ngrohjen e ujit.

Balluku tha se faza e parë ka filluar më 1 tetor, ndërsa më 1 nëntor mund të fillojë aplikimi i qytetarëve

“Po ndërmarrim një hap që do ndihmojë qytetarët të ulin konsumin, por që edhe ndihmon në klimën në vendin tonë. Për të nisur këtë process të ri kemi vendosur ta dizejnojmë sipas disa fazave për transparencë. Ky është vetëm një hap i parë i këtij programi i cili nis me 2 mijë familje.

Nga ana tjetër, ky është vetëm hapi i parë për këtë fundviti. Sipas ecurisë, që mendojmë se qytetarët do krijojnë interes, pasi të vlerësojmë situatën do vazhdojmë me paketa të tjera me një target 20 mijë abonent familjarë që do pajisen me panele diellore që do të mbështeten nga qeveria me 70%.

Më 1 tetor agjencia ka hedhur hapin e parë. Konsiston në garën që do kryehet mes subjekteve që janë të interesuara të kryejnë instalimin e paneleve. Gara do të jetë e hapur deri më 18 tetor, aplikimi bëhet online.

Më pas do të shortlistohet një grup i subjekteve që përmbushin kushtet. Janë vendosur edhe kushtet financiare, sa është tavani që do të jetë kosto e njësive që do të vendosen. Më 1 nëntor agjencia do ketë një listë të konsoliduar të subjekteve që ofrojnë shërbimin.

Duke nisur nga 1 tetor, qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë. Faza e dytë konsiston në kërkesën e qytetarit për t’u bërë pjesë e projektit. Qytetari do zgjedhi nga lista një nga subjektet fituese, duke kryer 30 % të pagesës së produktit”, tha Balluku. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!