Dolën për të gjuajtur derra të egër, 76-vjeçari vret gabimisht mikun e tij

schedule16:00 - 3 Tetor, 2022

schedule 16:00 - 3 Tetor, 2022

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë gjuetisë në Teano, pranë Caserta, ku 57-vjeçari  Aldo De Francesco humbi jetën pasi u qëllua pas shpine nga shoku i tij 76-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Sipas asaj që u rikonstruktua  nga karabinierët e stacionit të Teanos, de Francesco, një kontraktor ndërtimit ishte nisur për gjueti për derra të egër me një grup prej 10 gjuetarësh.

76-vjeçari, banues në Carinola ka qëlluar aksidentalisht në drejtim të shokut të tij.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, pro humbi jetën. 76-vjeçari u paraqit në komisariat për të sqaruar se çfarë ndodhi.

“E qëllova, nuk e pashë”, tha ai i dëshpëruar.

Ai do të hetohet për vrasje nga pakujdesia. Në ditët në vijim do të bëhet autopsia e trupit të De Francescos.

Megjithatë hetimet vazhdojnë për të konstatuar dinamikën e saktë./Abcnews.al/