Nuk tregoi që kishte marrë 250,000 dollarë për të reklamuar një kriptomonedhë, 1.26 milionë$ gjobë për Kim Kardashian

schedule15:50 - 3 Tetor, 2022

schedule 15:50 - 3 Tetor, 2022

Kim Kardashian është gjobitur me 1.26 milionë dollarë nga SEC pasi nuk tregoi se ishte paguar 250,000 dollarë për të reklamuar një kriptomonedhë në Instagram. Në qershor 2021, Kardashian promovoi kriptomonedhën Ethereum Max në një story në Instagram.

“A jeni të interesuar për kripto? Kjo nuk është këshilla financiare, por për të ndarë atë që miqtë e mi sapo më thanë për Ethereum Max Token!Disa minuta më parë Ethereum Max ‘dogji’ 400 Trilion Token – pra 50% e portofolit të tyre iu kthye të gjithë komunitetit E-Max.”

Kardashian shtoi hashtagun #AD, i cili sinjalizonte se postimi ishte paguar.

Megjithatë, ajo nuk tregoi se ajo ishte paguar 250,000 dollarë për postin – që SEC thotë se ishte një shkelje e ligjeve të letrave me vlerë.

Tani, Kardashian, e cila vlen mbi 1 miliard dollarë, duhet të refuzojë ofertat që i vinë për promovimin e kriptove për tre vjet. /abcnews.al/