Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bën prindër për herë të tretë më 30 shtator. Pas dy djemve, Londonit dhe Romanit, çifti janë bekuar edhe me një vajzë.
Pak minuta më parë, vetë Sara ka ndarë në Instagram disa foto shumë emocionuese, një para lindjes, një tjetër me Ledionin në sallën e operacionit dhe një letër shumë prekëse nga e motra, Lori.
Bukuroshja ka marrë urime të shumta nga fansat dhe nga miqtë si Arjola Demiri, Julka Gramo, Arbër Bytyqi dhe të tjerë të famshëm. Ndërkohë, të gjithë janë interesuar për emrin, të cilin Sara nuk e ka zbuluar ende, por kurioziteti vazhdon të jetë i madh./abcnews.al