Përqafimet dhe kuptimet e tyre

schedule04:42 - 3 Tetor, 2022

schedule 04:42 - 3 Tetor, 2022

Gjuha e trupit mund të tregojë shumë për ne dhe për ndjenjat tona. Bëhet fjalë për një komunikim jo verbal, por instinktiv dhe të menjëhershëm. Ndërkohë që fjalët thuhen shpesh herë të filtruara mirë, gjestet bëhen në shumicën e rasteve në mënyrë të pamenduar. Ekzistojnë shumë mënyra përqafimesh, të cilat kanë kuptime të ndryshme. Këto janë disa lloje përqafimesh, së bashku me kuptimet e tyre.

Përqafimi i parë është ai, kur një person qëndron prapa shpinës së një personi tjetër dhe e përqafon në nivel të shpatullave. Ky është një përqafim dashamirësie, i cili tregon mbrojtje dhe një ndjenjë të fortë për personin që përqafohet.

Më pas është përqafimi Backstroke, ose ai më i shpeshti, ku një person qëndron përballë një personi tjetër dhe të dy e përqafojnë njëri-tjetrin në nivelin e shpatullave. Ky lloj përqafimi tregon besim. Nëse na përqafon një mik yni në këtë mënyrë, kjo gjë mund të tregojë një dëshirë për të pasur diçka më tepër se sa thjesht shoqëri. Ama nëse na përqafon partneri/ja, ky përqafim ka dy kuptime: Nëse jemi në prani tënjerëzve të tjerë, tregon diçka mjaft pozitive, dashamirësi. Ndërkohë, nëse bëhet në privatësi, pa pasur persona të tjerë pranë, atëherë me shumë mundësi ai tregon një distancim dhe ftohje të ndjenjave në çift.