Shumë vajza dhe gra kanë qenë viktima të sulmeve seksuale dhe një ndër rastet më të fundit që tronditi opinionin publik ishte ai i 11 vjeçares nga Kosova që u përdhunua për disa orë nga pesë të rinj. Fatkeqësisht, ka nga ata persona që e gjejnë fajin tek vajza dhe te veshja që ka zgjedhur.
Dhe mediat sociale janë “vendi ideal” ku ata i shprehin kaq hapur këto mendime. “Piranjat” ka demaskuar një burrë marrë shkas nga një koment që ka bërë në Facebook, ku mes të tjerash se përdhunimi është si serumi, të pastron enët e gjakut dhe “të bën mirë për shëndetin”.
“Nuk ka vdekur njeri nga përdhunimi. Përdhunimi është si serumi…të pastron enët e gjakut…është i vështirë por i shëndetshëm. Këtë e thotë shkenca…por e ndalon ligji pasi është veprim jashtë dëshirës”, shkruante ai. Gazetarja ka ndjekur personin në fjalë që ndryshe nga tenton t’i fshihet kamerës.
Për të parë videon e plotë ndiqni “Piranjat” që nis sonte sezonin e dytë në Abc. Emisioni do të transmetohet çdo të dielë në orën 21:00 në Abc dhe në T7 në Kosovë.
View this post on Instagram
/abcnews.al