Sot duke nisur që nga ora 19:00 do të “ngrijë” gjithë kryeqyteti. Në “Air Albania” do të luhet një nga ndeshjet më të zjarrta të futbollit shqiptarë.
Partizani-Tirana do të përplasin “brirët” në një sfidë që vjen më shumë se 3 pikë, pasi vjen përballë rivalit të përjetshëm.
Në këtë duel të dy skuadrat vijnë në pozicione të ndryshme në klasifikim. Demat vijnë si kryesuesit e kampionatit duke udhëhequr pas 5 javësh të luajtura, ndërsa bardheblutë nga ana tjetër renditen në vendin e 5-të me 8 pikë, 4 më pak se të kuqtë.
Kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione dhe spektakël në fushën e lojës por edhe në tribuna, siç jemi mësuar shpesh të shikojmë vitet e fundit, me ekipet që do bëjnë maksimumin për të siguruar fitoren në derbin e parë për këtë sezon. /f.a/abcnews.al