Meta firmos dekretin: Zgjedhjet shtyhen pa afat

schedule08:45 - 10 Qershor, 2019

schedule 08:45 - 10 Qershor, 2019

Presidenti Meta tha se vendimi i tij për të shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve, nënkupton se anulimi i 30 Qershorit, do  të thotë shtyrje e tyre përtej afatit të caktuar zgjedhor.

“Nëse dita e zgjedhjeve do të shndërrohet në një beteje force, atëherë zgjedhjet do të humbisnin vlerën e tyre në një shoqëri demokratike. Ky rrezik duhet të parandalohet me mjete kushtetuese ku padyshim përfshihet edhe anulimi i datës së zgjedhjeve. Shfuqizimi i dekretit nënkupton shtyrjen e tyre për një datë tjetër. Anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm emergjent për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe shtyrja e tyre për një datë tjetër të dakordësuar. Në rastin aktual, Presidenti i Republikës ka vënë re se palët kanë vazhduar thellimin e mëtejshëm të këtyre dallimeve ku mazhoranca dhe opozita zhvillojnë mitingje dhe anti-mitingje. Mazhoranca vijon të tentojë kapjen totale të gjithë institucioneve, kurse opozita deligjitimimin e mëtejshëm të tyre. Me anulim e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës synon të krijojë një hapësirë kohe të nevojshme që palët të reflektojnë. Unë nuk mund të qëndroj indiferent që kriza politike ka shkaktuar dhe do të vazhdojë të shkaktojë tek ekonomia e konsumatorit. Kërkohet reflektim dhe rikthim i normalitetit. Zhvillmi i zgjedhjeve në datë 30 Qershor 2019 pa garë do cenonte ngritjen e integrimit të vendit në BE, do minonte çdo mundësi të çeljes së negociatave si dhe do dëmtonte imazhin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO dhe kryesues i OSBE për vitin 2020”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!