Ka funksionuar për 60 vite, cili ishte rrjeti i fshehtë i trafikimit të fëmijëve

schedule12:18 - 30 Shtator, 2022

schedule 12:18 - 30 Shtator, 2022

History of Yesterday

Trafikimi i fëmijëve është një problem për të cilin njerëzit nuk flasin shumë. Është diçka që ndodh më shpesh sesa mendojmë ose të paktën më shpesh sesa portretizohet në media.

Trafikimi i fëmijëve tani ndodh në tregjet e zeza dhe funksionon kryesisht për shkak të kriminelëve të organizuar, por besojeni ose jo ekzistonte një periudhë kur mjekët, murgeshat dhe madje priftërinjtë fitonin shuma të mëdha parash duke shitur fëmijë.

Ju ndoshta nuk do ta mendonit kurrë që një prift apo murgeshë të bënte një gjë kaq mizore, por për shumë vite Spanja fshehu një rrjet të madh sekret të fshehtë për trafikimin e fëmijëve të drejtuar nga ata që konsideroheshin “njerëz normalë” apo edhe njerëz që punonin për Zotin. Ky rrjet sekret funksionoi për gati 60 vite pa e ditur bota, duke lënë shumë prindër pa foshnjat e tyre, raporton abcnews.al.

Lufta civile e Spanjës

E gjitha filloi me përfundimin e Luftës Civile Spanjolle (1936-1939) kur forcat nacionaliste të komanduara nga gjenerali Francisco Franco Bahamonde fituan. Franko ishte një diktator që kishte pikëpamje shumë të ndryshme për mënyrën sesi duhet të qeveriset një vend në krahasim me vendet e tjera europiane të asaj kohe duke filluar që nga pikëpamja politike.

Franko i besoi popullit të tij shumë, duke lejuar që të zhvillohen shumë biznese të paligjshme nga viti 1939 deri në 1975, kur ai vdiq dhe Spanja u çlirua nga diktatura e tij, por jo nga të gjitha aktivitetet kriminale që po ndodhnin në vend.

Viti 1939 ishte një vit mjaft i vështirë, pasi edhe nëse Spanja nuk u përfshi kurrë drejtpërdrejt në Luftën e Dytë Botërore, ato po prekeshin nga këndvështrimi politik. Vendi po shihte një rritje të popullsisë emigrante që kërkonte strehim. Kjo shkaktoi edhe rritjen e numrit të të porsalindurve brenda vendit.

Shumë nëna ishin të vetme dhe të paafta për t’u kujdesur për një fëmijë, prandaj pas lindjes, ato u detyruan të dërgonin fëmijët në jetimore të drejtuara nga murgesha dhe priftërinj.

Duke parë rritjen e madhe të numrit të foshnjave të lindura, kjo ide nxiti shitjen e këtyre foshnjave për shuma të mëdha parash. Truku kryesor i përdorur ishte t’u thuhej prindërve se i porsalinduri kishte vdekur për arsye të ndryshme pas lindjes, raporton abcnews.al.

Një hetim i bërë nga BBC në vitin 1989 zbuloi mijëra varre të rreme të të porsalindurve. Foshnjat u janë marrë prindërve dhe janë shitur në tregun e zi nga murgeshat dhe priftërinjtë.

Në dhjetë vite ky rrjet sekret evoluoi në nivel kombëtar dhe edhe nëse autoritetet shprehën shqetësimin për rritjen e nivelit të të porsalindurve të vdekur, askush nuk nisi hetimet.

Pas shumë vitesh, u zbulua se kisha katolike spanjolle qëndronte pas këtij krimi të organizuar.

Kush do të priste që priftërinjtë apo murgeshat të ishin kaq mizore dhe gjakftohtë?

Askush, kjo është arsyeja pse kjo arriti të qëndronte sekret për një kohë kaq të gjatë.

Por pse ky rrjet nuk u zbulua për kaq vite?

Kjo për shkak se të gjithë klientët e tyre ishin njerëz të pasur, të cilët gjithashtu u mashtruan duke u thënë se shuma e madhe e parave që po paguheshin është për shkak të taksave të birësimit, duke nënkuptuar qeverinë.

Besohet se shumica e fëmijëve që u “vodhën” ishin nga prindër që ishin ose komunistë ose republikanë, me fjalë të tjera kundër regjimit të Frankos. Asnjëherë nuk u vërtetua, por në bazë të këtyre informacioneve ka shumë të ngjarë që edhe Franko të ketë qenë në dijeni për këtë biznes të pistë, arsyeja pse autoritetet brenda Spanjës nuk u përfshinë kurrë.

Për këtë çështje janë përballur shumë mjekë nga Spanja që kanë qenë pjesë e këtij rrjeti sekret. Një prej tyre është  mjeku Vela San Ramon i cili punonte në një klinikë në Madrid në atë kohë. Në vitin 1981, sipas regjistrit civil 70% e lindjeve u kryen nga Vela.

Edhe nëse diktatori Franko vdiq në 1975, duke u vendosur në një sistem politik demokratik brenda Spanjës, rrjeti vazhdoi të funksionojë deri në vitin 1989 kur BBC e zbuloi të gjithë këtë rrjet në të gjithë botën. Kjo është bërë edhe në mbështetje të disa fëmijëve, madje edhe prindërve të prekur nga kjo çështje.

Hetimi vlerësoi se nga viti 1939 deri në vitin 1989, rreth 300,000 fëmijë  u rrëmbyen dhe u shitën në të gjithë botën. Nga ky numër i madh, 261 fëmijë në fakt u përpoqën të gjenin prindërit e tyre të vërtetë,  por vetëm disa ia dolën.

Ines Madrigal është një nga fëmijët që u rrëmbye dhe sot po përpiqet të luftojë për të futur në burg për jetën përgjegjësit e këtij krimi. Ajo ka luftuar nëpër gjykata për më shumë se 10 vite duke u përpjekur të gjejë personat përgjegjës për këtë.

Ajo u mor nga nëna e saj biologjike në vitin 1969 nga doktor Vela, të cilën ajo personalisht arriti ta fuste pas hekurave në vitin 2018. E gjithë ngjarja është përshkruar më së miri nga vetë Madrigal, e cila kishte qenë një nga fëmijët:

“Ne ishim supermarketi i fëmijëve në Europë dhe foshnjat u rrëmbyen për 60 vite.”

Është e trishtueshme të mendosh se Madrigal është vetëm një rast nga 300,000. Ajo që është edhe më e trishtueshme është se nuk mund t’i besoni askujt në ditët e sotme, nëse ne nuk mund t’i besojmë një  prifti,  murgeshë, mjekë ose infermiere, atëherë kujt mund  t’i besojmë?

/abcnews.al