Perëndimi kundër referendumeve të rreme ruse: Një tjetër mashtrim nga Putini

schedule09:49 - 30 Shtator, 2022

schedule 09:49 - 30 Shtator, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i njohin kurrë përpjekjet e Rusisë për të aneksuar territoret ukrainase në Rusi, kjo është deklarata e presidentit amerikan Joe Biden për referendumet e rreme në katër rajone ukrainase.

“SHBA-të nuk do t’i njohin kurrë, kurrë, kurrë referendumet e rreme për territorin sovran të Ukrainës”, citohet të ketë thënë Biden.

Referendumet ruse në Ukrainë janë dënuar masivisht nga Perëndimi, i cili i cilëson ato të rreme, shkruan BBC. 

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dje dy dekrete që njohin Zaporizhzhia dhe Kherson si territore të pavarura, duke hapur në këtë mënyrë rrugën për aneksimin e tyre.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka thënë se çdo aneksim i territorit të një vendi bazuar në përdorimin e forcës shkel Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar. Është një “përshkallëzim i rrezikshëm” që “nuk ka vend në botën moderne”, tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vendosë se si të përgjigjet në një takim urgjent të këshillit të tij të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të premten.
Sekretari i këshillit Oleksiy Danilov tha se do të merren “vendime të rëndësishme, themelore për vendin tonë”, por nuk dha detaje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!