Erling Haaland ishte një nga blerjet më të mira të verës. Sulmuesi norvegjez zgjodhi të nënshkruajë me City dhe u vu nën komandën e Pep Guardiolës për të hedhur një hap tjetër në karrierën e tij sportive, megjithëse e vërteta është se ai kishte kandidatë të shumtë që dëshironin, shkruan abcnews.al.
Alfie, babai i golashënuesit aktual të Premier League, zbuloi preferencat e Erling verën e kaluar dhe renditi skuadrat sipas dëshirave të sulmuesit.
Real Madrid, i treti në listë
“Man City ishte skuadra më e mirë për ne, Bayern i dyti, Madridi i treti dhe PSG i katërti”, thotë Alfie në një dokumentar për vendimin e djalit të tij.
Zgjedhja e Haaland duket se është e duhura, sepse norvegjezi tashmë ka shënuar 11 gola në tetë ndeshje të luajtura. /G. D abcnews.al/