Ylli i klubit zviceran të futbollit “Grasshopper” Ana Maria Markoviç ka pranuar së fundmi se është fanse e Cristiano Ronaldos.
Në një intervistë për botimin gjerman 20min, Markoviç konfirmoi se e admiron bashkatdhetarin e saj Luka Modric, por sulmuesi i Manchester United mbetet frymëzimi i saj kryesor, shkruan abcnews.al.
“Modric është modeli më i rëndësishëm për mua, një lojtar i klasit botëror që përfaqëson Kroacinë. Por idhulli im dhe lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo, ai ka disiplinë të jashtëzakonshme. Mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh plotësisht i përkushtuar ndaj sportit dhe të kesh një mentalitet fitues si Cristiano”.
Ana Maria Markoviç shpesh quhet futbollistja më e bukur në botë, që nga viti 2019 ajo përfaqëson Grasshopper dhe gjithashtu luan për kombëtaren kroate. /G.D abcnews.al/