Sot është Dita Botërore e Zemrës. Ajo mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
III. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sistemin e qarkullimit
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga sëmundjet kardiovaskulare, sesa nga çdo sëmundje tjetër.
Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme dhe shumë prej tyre, të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme mund të parandalohen apo shmangen, duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve siç janë përdorimi i duhanit, alkoolit, kripës, inaktiviteti fizik apo sedentarizmi, si dhe rritja e presionit të gjakut.
Është një mit që sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru prekin vetëm të moshuarit, sëmundjet kardiovaskulare-të prekin sa gratë po aq dhe burrat megjithatë, rreziku i sëmundjet kardiovaskulare te gratë është nënvlerësuar seriozisht.
Në Spitalin Amerikan, Departamenti i Kardiologjisë dhe i Kardiokirurgjisë trajton me sukses të gjitha patologjitë e zemrës dhe të sëmundjeve kardiovaskulare.