Dhjetëra prindër dhe fëmijë kanë protestuar sot para Kryeministrisë pas vendimit të mbylljes së Kopshtit të kompanisë “Turgut Ozal” .
Protesta e organizuar nga prindërit ka vijuar për disa minuta, ndërkohë që aty u vendosën edhe banka ku fëmijët mundën të pikturonin dhe të simulonin një orë normale mësimi në këtë kopsht.
Njëri prej fëmijëve shkruan se donte “zysh Mozën”, ndërsa të tjerë vizatuan me ngjyra duke kërkuar nga qeveria anulimin e vendimit për mbylljen e kopshtit të tyre.
Qindra fëmijë kanë mbetur pa një vend ku të mësojnë tani pas vendimit për të mbyllur kopshtin.
Mediat turke raportuan dje se vendimi për mbylljen e këtij kopshti erdhi pas kërkesës së Presidentit Erdogan. /abcnews.al