Eksperti i ekonomisë, Pano Skoko, në një lidhje me Skype me emisionin “Radari Informativ” në abc të gazetares Juli Xhokaxhi ka folur mbi raportin e fundit të BERZH, i cili parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike të Shqipërisë.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se pse Shqipëria do të ketë vetëm 3% rritjen ekonomike, në një kohë kur pasojat e krizës po i vuan e gjithë bota, Soko tha kjo vjen për shkak se vendi ynë varet nga importi dhe ende nuk ka arritur të krijojë pavarësi financiare në tregje.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: 3% do të jetë rritja ekonomike thotë BERZH, ja atribuon rritje së çmimeve. Presupozohet se jemi në krizë globale, të gjithë vuajmë të njëjtat pasoja, pse Shqipëria ka një performancë më të ulët krahasuar me vendet e tjera?
Soko: Ka pavarësinë më të ulët sa i përket tregjeve ekonomike. Duke patur varësi të lartë nga tregjet e importoi bëhemi të prekshëm. Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri sot për sot, është goditur Shqipëria nga mallrat që vijnë nga importi. Rritja e energjisë dhe naftës reflektohet edhe tek prodhimi. Po të shohësh vendet e tjera janë më sovrane se Shqipëria për ekonominë e tyre. Shqipëria është e fvarur nga tregjet e huaja.
Xhokaxhi: Me parashikimet për një rritje të ngadaltë, me një dimër që parashikohet të jetë i egër, qeveria ka marrë disa masa që konsiderohen si paketë rezistence. Sot Rama pa dhënë shumë sqarime se sa foli për rritje pagash, gardës, policit, për dyfishim të ndihmës ekonomike. E para deri ku ndihmojnë këto lëvizje, dhe e dyta nëse jemi në kushtet e kësaj krize pse vazhdon të ketë investime që nuk janë të nevojshme?
Soko: Ndihma në këtë moment është shumë e nevojshme, për shkak se përballimi i krizës kërkon furnizim me para. Për atë çka lajmëroi kryeministri sot duke marrë parasysh çfarë ka bërë qeveria mendoj se jemi në nivelet e indeksimit. Çdo rritje që është bërë është për shkak të indeksimit. Pagat e ulëta janë prekur për shkak të konsumit që kanë me një inflacion më të madh se inflacioni zyrtar i INSTA-it, për shkak se çmimet janë rritur me dy shifra. Prandaj them se çdo rritje që është deri në 10% është indeksim për atë çka ka ndodhur.
/Abcnews.al/