Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”, i cili u arrestua dy ditë më parë në Kolumbi është bërë sot objekt diskutimi në emisionin ‘Open’.
Gazetarja Klodiana Lala tha se shqiptar është një personazh i botës së krimit, por nuk ka të dhëna nëse drejtonte apo jo një kartel droge.
Kujtojmë se Klironomi është akuzuar nga nëna e shtetasit Renato Hamza ose “Reni Elbasanit”, person i zhdukur prej 2014, se ka marrë pjesë në zhdukjen e tij së bashku me shtetasin Indrit Shaqja, aktualisht në burg i dënuar për dy vrasje.
“Shqiptarët janë fuqizuar shumë në trafikun e drogë dhe kanë avancuar në trafikun e drogës në Amerikën latine. Por smund të them se është kreu i një karteli. Shqiptarët mund të garantojnë transportin, burimin, por nuk e besoj se…kam parë shkrimet e mediave të huaja. Do ishte e ekzagjeruar që të thoja se është një nga bosët e kartelit. Është personazh i rëndësishëm që është futur thellë në kartelin e drogës, por të thuash që ky drejtohen kartelin, është e madhe. Shqiptarët bashkëpunojnë, janë bërë të rëndësishëm, pasi veprojnë mbi baza gjinore, të ‘besës’ janë operativë për mënyrën se si hyjnë në treg. Dritan Rexhepi e drejtonte nga burgu kartelin e drogës, por qëndroi një kohë të gjatë atje. Është histori e ashpër atje, një histori se si funksionon është e thellë.”, tha ajo.