Francisco Ranieri e cilëson këtë ditë si ditën më të mirë të jetës së tij.
Ranieri u transferua në Inter Miami nga klubi argjentinas Atletico Lanus dhe aktualisht luan në divizionet e ulëta të klubit MLS. Pas një seance stërvitore të fundit në Argjentinë, Ranieri iu afrua Messit dhe e pyeti nëse ai mund të nënshkruante në krahun e tij, sipas TyC Sports. Argjentinasi ra dakord dhe më vonë autografi i tij u shndërrua në një tatuazh, shkruan abcnews.al.
“Dita më e mirë në jetën time. Dje bëra realitet ëndrrën time. Kam dalë në fushë me lojtarët që admiroj, nga kombëtarja ime. Takova idhullin tim, lojtarin më të mirë në histori, një person të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës, modelin tim”.
Emocionet nga fakti që të pashë dhe pranove të firmosësh dorën time janë të papërshkrueshme. Leo, ti e bëre realitet ëndrrën time dhe çdo ditë kur të shikoj dorën time, do të kujtoj emocionet që përjetova kur të takova. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa i mrekullueshëm je”. /G.D abcnews.al/