Kërkesat për një vend në avionë privatë janë rritur në Moskë pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan The Guardian.
Rusët po largohen kryesisht në Armeni, Turqi dhe Azerbajxhan, të cilat u lejojnë rusëve hyrjen pa viza. Madje, ata po paguajnë nga 22,000 deri në 28,000 euro për një vend në një avion privat, ndërsa çmimi për të marrë me qira një avion me tetë vende shkon deri në 150 mijë euro, që është shumë herë më e shtrenjtë se tarifa normale.
“Situata është absolutisht e çmendur për momentin”, ka thënë Yevgeny Bikov, drejtori i një kompanie ndërmjetëse, Your Charter. “Zakonisht merrnim 50 kërkesa në ditë; tani është rreth 5000”.
/abcnews.al