Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përdhunimi i të miturës në Mirditë, Gjykata e Lezhës liron nga qelia 18-vjeçarin

schedule09:40 - 27 Shtator, 2022

schedule 09:40 - 27 Shtator, 2022

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia,  18-vjeçarin A. Gj. i cili në muajin maj të vitit 2021-të bashkë me 4 persona të tjerë akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës.

Mësohet se 18-vjeçari është lënë në “arrest shtëpie”  ndërsa zëvendësimi i masës erdhi me kërkesë të palës mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër pas ankimit që i kishte bërë prokurori.



Ndërkohë çështja penale në ngarkim të 5 personave është në proces gjykimi në Gjykatën e Lezhës./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!