Arsenali transferoi nga Manchester City, Gabriel Jesus, me këtë të fundit që është kthyer në një pikë kyçe në formacionin e Mikel Artetës.
Në këto kushte “Topçinjtë” po kërkojnë për një tjetër lojtarë që të luajë me Jesus në sulm dhe drejtuesit kanë piketuar sulmuesin e Romës.
Bëhet fjalë për Tammy Abraham, i cili te verdhekuqtë po luan sezonin e dytë, dhe Arsenali do të kërkojnë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.
Gjithashtu edhe Chelsea e ka në listën e tij sulmuesin anglez, dhe “Topçinjtë” për të siguruar shërbimet e tij duhet të derdhin në arkat e Romës plot 80 milionë euro. /f.a/abcnews.al