Emergjencat Civile në qarkun e Shkodrës njoftojnë se ka pasur probleme në disa rrugë kryesisht në zonat rurale si dhe janë dëmtuar ura e kanale vaditëse.
Në bashkinë Shkodër nga reshjet nuk ka dëme. Vetëm në rrugën e Dukagjinit ka patur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet sot përmes një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda.
Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyre pasi do të bëjë rikonstruksionin e plotë të urës. Në pjesën tjetër të njësisë nuk raportohen dëme, por në disa zona ka patur shkëputje të energjisë si pasoje e linjave te amortizuara.
Nga konstatimet e tanishme rezulton se kemi dëme të konsiderueshme në rrugët rurale, ura, kanale vaditëse etj.
Në njësinë Administrative Qelëz
Është dëmtuar totalisht rruga Qelëz- Ukth Maja e Mirgës
Rrëshqitje e trupit të rrugës në rrugën e Kabashit Memaj Buhot, rruga Bicaj-Blinisht-Krove, Rrëshqitje e trupit të rrugës shembje masive të trupit të rrugës.
Njësia Gjegjan
Dëmtime në çatinë e shkollës qendër Gjegjan
Rrugët rurale kanë pësuar shkarje dhe Rrëshqitje masive
Kanali vaditës Rras Kuzhnen është dëmtuar plotësisht, ura e Rras
Kuzhnenenit është dëmtuar plotësisht
Për njesinë Pukë kemi rrëshqitje të trupit të digës së rezervuarit
Për ndërhyrje në stabilizimin e situatës kërkohen 2 mjete Fadrome dhe 1 kamion.
Mbetemi në pritje të ndihmës konkrete.’- njoftojnë Emergjencat Civile.