Prej disa vitesh, qarkullon në rrjet shprehja që këngëtarja Greta Koçi është gjithmonë 16 vjeç. Kjo pasi ajo ka dalë në skenë shumë e vogël dhe praktikisht është rritur me publikun.
Kështu që edhe vetë Greta kur bëhet fjalë për këtë frazë e merr gjithmonë me të qeshur.
Sot ajo feston ditëlindjen dhe mbush plot 31. Në këtë mënyrë ka marrë shumë urime dhe në pamundësi për t’u përgjigjur të gjithëve, ka postuar një story ku falenderon Zotin për gjithçka ka dhe në veçanti fansat për urimet.
“Në këtë ditëlindje dua vetëm të falenderoj Zotin që jam dhe kam gjithçka që më duhet për të qenë e lumtur. Ps. Flm dhe juve që më uroni. Tek video e fundit që kam publikuar do të lexoj të gjitha urimet me shumë dashuri”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë që Greta tashmë është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin e saj./abcnews.al