Familja Mukja nga fshati Mukje i Malësisë së Krujës është harruar nga institucionet.
Që prej ditës që tërmeti ju dëmtoi banesën, 9 veta jetojnë në kushte shumë të vështira në një çadër.
86 vjeçarja Sabrie Mukja, tregon se në për shkak të nxehtësisë që lëshon çadra. Por jetesa në këtë çadër bëhet edhe më e vështirë gjatë dimrit.
“Nona e sëmurë. Ajo është e sëmurë. Edhe dimrin këtu me vështirësi. Në dimër do fusim dy soba. Me shpresa rrime. Do ta përballojmë. Jemi 9 veta.”
Dokumentet për një banesë të re i kanë dorëzuar por nuk kanë marrë ende informacion kur do t’ju ndërtohet.
“Na thanë bëjini letrat për të marre lekët, por askush nuk na ka thënë.”
Si shtëpia e familjes Mukje tërmeti ka kthyer në të pa banueshme edhe shumë banesa të tjera. Në këtë Situatë të vështirë janë shumë familje në këtë zonë të cilat mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019./abcnews.al./


