Masakra me 13 të ekzekutuar në shkollën ruse, agresori me simbole naziste vret veten pas sulmit

schedule14:25 - 26 Shtator, 2022

schedule 14:25 - 26 Shtator, 2022

Një sulm me armë në një shkollë tronditi sot Rusinë, duke shkaktuar të paktën 13 viktima, shtatë prej të cilëve fëmijë dhe 14 të plagosur. Sipas mediave personi i armatosur që ka kryer sulmin ka qenë i frymëzuar nga të shtënat famëkeqe në shkollën “Columbine”, shkruan Daily Mail.

Në mediat sociale, po qarkullojnë video që tregojnë momentin kur policët e armatosur u grumbulluan në ndërtesë në kërkim të personit të armatosur. Policia më vonë e gjeti agresorin të vdekur në shkollë, pasi kishte kryer vetëvrasje, por motivi i tij është i panjohur, ndërsa në bluzën e tij kishte një simbol nazist.

Ndërkohë, pistoletat e përdorura në sulm mbanin zinxhirë çelësash të punuar me dorë për të nderuar sulmuesit e “Columbine”, Eric Harris dhe Dylan Klebold, të cilët organizuan një nga të shtënat më famëkeqe në shkollë në Kolorado, SHBA, në vitin 1999.

 

Agresori më pas u identifikua si Artyom Kazantsev, një ish-nxënës i shkollës nr. 88, i lindur në vitin 1988.

/abcnews.al