Memphis Depay gjatë gjithë merkatos së verës u lidh ngushtë me një largim në “Camp Nou”, por në fund holandezi qëndroi te Barcelona duke refuzuar kështu edhe kalimin te një tjetër skuadër.
Por përsëri e ardhmja e tij pritet të jetë larg katalanasve, me kontratën aktuale që i skadon në fund të këtij sezoni.
Edhe Roberto Firmino mund të luajë sezonin e fundit te Liverpool, pasi lojtari mund të largohet nga “The Reds” me kontratën që i përfundon në qershor të 2023 dhe në fund të këtij sezoni del lojtarë i lirë.
Por sipas “Sport” raportohet se Barcelona dhe Liverpool po shikojnë mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve dhe kjo gjë mund të ndodhi gjatë merkatos së janarit.
Xavi Hernandez e pëlqen shumë Firminon dhe do ta dëshironte të vishte fanellën e Barçës dhe të luante në “Camp Nou”, ndërkohë edhe drejtuesit e “The Reds” kanë shfaqur interes për Depayn dhe ky shkëmbim lojtarësh mund të jetë i mundshëm me dy skuadrat që do të dilnin të fituara në fund të këtij operacioni. /f.a/abcnews.al