“Nuk duan të vdesin për Putinin”, 17 mijë rusë braktisën atdheun e tyre gjatë fundjavës

schedule12:48 - 26 Shtator, 2022

schedule 12:48 - 26 Shtator, 2022

Rreth 17 mijë rusë kaluan kufirin me Finlandën gjatë fundjavës që sapo lamë pas.

Sipas medieve të huaja numri I rusëve që kanë hyrë në Finlandë është rritur me 80% në krahasim me një javë më parë, kjo si pasojë e deklaratës së presidentit rus për mobilizim të pjesshëm ushtarak.

Njoftimi i Putinit të mërkurën për mobilizimin ushtarak të parë që nga Lufta e Dytë Botërore për të forcuar forcat ushtarake që kanë pushtuar Ukrainën ndezi një valë eksodi përtej kufirit me Finlandën, duke çuar në arrestimin e protestuesve dhe rritjen e shqetësimit midis qytetarëve, raporton abcnews.al.

Të rinjtë rusë që folën për Reuters pasi kaluan në Finlandë përmes pikës kufitare Vaalimaa javën e kaluar thanë se u larguan nga frika sepse do të detyroheshin të luftonin.

Të premten, qeveria e Finlandës, e shqetësuar se mund të bëhet një vend kryesor tranzit, njoftoi se brenda ditëve të ardhshme do të ndalojë lejimin e të gjithë rusëve të hyjnë me viza turistike, megjithëse disa përjashtime mund të zbatohen ende për arsye humanitare./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!