Te Milan ka një plan për të zhbllokuar Charles De Ketelaere në zonën e portës.
Belgu nisi mirë te kuqezinjtë, por ende nuk e ka gjetur golin e tij të parë. Goli i fundit i shënuar nga belgu në një ndeshje zyrtare daton në prill të vitit 2022. Gjashtë muaj të thatë që nuk e shqetësojnë atë.
Pioli ka tashmë si objektiv zhbllokimin e De Ketelaere. Një objektiv që Pioli shpreson ta arrijë falë disa masave taktike.
Përveç rritjes së minutave të luajtara në fushën e lojës, Pioli mendon ta pozicionojë më në krye të sulmit. Një nga mundësitë është që ai të luajë shumë pranë Giroud./h.ll/abcnews.al