Me radhë në disa qendra votimi dhe… mungesë votuesish në disa të tjera. Kështu vijon procesi zgjedhor në Itali, në një përballje që nëse verifikohen parashikimet, do të sjellë tronditje në skenën politike të vendit.
Në Romë, jashtë shumë qendrave të votimit u krijuan radhë të gjata, kryesisht për shkak të numrave me prioritet që u jepen qytetarëve për të shmangur dyvotimin dhe rrezikun e mashtrimit. Probleme të vogla u raportuan në një qendër votimi në Romë ku një ashensor i prishur po pengonte njerëzit me probleme lëvizëse. Për këtë, zyrtarët e departamentit nxorën një kuti votimi të improvizuar
Radhë dhe vonesa u panë edhe në një qendër votimi në Milano, pasi disa qytetarë kishin humbur fletët e votimit dhe duhej t’i zëvendësonin.
Ndryshe është pamja në Sardenjë, ku përqindja e votuesve në dy rajone ishte jashtëzakonisht e ulët, nën 5%, ndoshta në protestë të qytetarëve ndaj shtetit për mungesën e mjekëve në rajonin e tyre.
Politikanët votuan – përveç Melonit
Ndërkohë, presidenti i Republikës, Sergio Mattarella dhe liderët politikë kanë votuar – me përjashtim të Giorgia Meloni, e cila duhej të votonte në orën 10:00, por e shtyu daljen në qendrën e votimit për në orën 22:00, një orë para mbylljes së qendrave të votimit.
@giorgiameloni_ufficiale 25 settembre: ho detto tutto.
Deri atëherë, ajo ka postuar një video në TikTok, ku shihet duke mbajtur… dy pjepra (“melon” në italisht është pjepri dhe zhargon për gjoksin e grave) duke thënë “I thashë të gjitha”, teksa shkel syrin. /abcnews.al