Vuçiç: Kosova ka shënjestruar këto 6 shtete, po ndihmohet nga fuqitë e mëdha

schedule13:53 - 24 Shtator, 2022

schedule 13:53 - 24 Shtator, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç nga New York ka folur edhe për çështjen e lobimit të Republikës së Kosovës për të marrë njohje të reja. Shefi i shtetit serb ka thënë se e ka vënë re që Kosova ka “shënjestruar” tri shtete aziatike dhe tri shtete afrikane për t’ua marrë njohjet.

Vuçiç ka thënë se Kosova po punon me të gjitha mënyrat e mundshme, ndërsa ka shtuar se Beogradi “po e bën punën e vet”, shkruan KoSSev, transmeton Gazeta Express.

Presidenti serb ka thënë se Kosova në fushatën për njohje të reja po ndihmohet nga fuqitë perëndimore.

“Kam parë tre shtete aziatike dhe tre afrikane që i kanë shënjestruar, ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, por mos harroni nuk është çështje e Prishtinës. Është një çështje e luftës sonë kundër asaj që do të bëjnë të gjitha fuqitë e mëdha perëndimore. Ky është roli ynë në një kohë kur, siç mund ta shihni, ata po kërkojnë të përjashtojnë një Rusi”, ka thënë Vuçiç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!