Përdhunoi të miturën, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Vlorë

schedule12:20 - 24 Shtator, 2022

schedule 12:20 - 24 Shtator, 2022

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur. Sipas uniformave blu po punohet për të kapur S. Z., 29 vjeç. I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. Z., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!