G7 ka dënuar atë që thotë se janë referendume të rreme që po mbahen në zonat e pushtuara të Ukrainës për të vendosur nëse duan t’i bashkohen ose jo Rusisë, shkruan BBC.
Grupi i quajti votimet, të cilat po organizohen nga zyrtarë të mbështetur nga Moska – një shkelje e statutit të OKB-së. Ukraina e ka hedhur poshtë tashmë procesin si një farsë pa legjitimitet.
Zyrtarët perëndimorë thonë se kjo është propagandë dhe se rezultati është vendosur tashmë nga Kremlini. Ata kanë theksuar se kjo mund të përdoret si një justifikim nga Moska për të marrë ilegalisht tokën ukrainase. Rusia nga ana tjetër pretendon se po u jep njerëzve në zonat e pushtuara një mundësi për të shprehur pikëpamjet e tyre.
Por banorët thonë se forcat ruse kanë shkuar derë më derë, duke kërcënuar me armë njerëzit që të votojnë.
Lexo edhe: Rusët po kërcënojnë me armë ukrainasit për të votuar në referendume
Ndërsa zyrtarët ukrainas thonë se popullatës i është ndaluar të largohet nga disa zona.
/abcnews.al