Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, një provincë e Federatës Ruse, ka fyer të gjithë rekrutët rusë që nuk duan të shkojnë për të luftuar në Ukrainë duke i cilësuar si frikacakë.
Sipas Kadyrov, arsyet që ata parashtrojnë për të mos luftuar, nuk janë gjë tjetër veçse justifikime.
“Ti e di, nuk je gjë tjetër veçse një frikacak, një tradhtar, një qenie njerëzore e dorës së dytë ”, tha ai në një postim në Telegram Kadyrov.
Të mërkurën, Kremlini njoftoi një mobilizim të pjesshëm. Ky njoftim i presidentit Vladimir Putin bëri që shumë rusë të largohen përmes rrugëve tokësore dhe ajrore. Në total, 300,000 rezervistë pritet të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Kadyrov tha se nuk do të ketë rekrutim në Çeçeni. Megjithatë, disa njësi të vullnetarëve çeçenë kanë shkuar tashmë në fronte, shtoi ai.
/abcnews.al