Pas ndeshjeve të para të pushimit ndërkombëtar, Barcelona mbeti pa katër lojtarë: Jules Kunde, Ronald Araujo, Memphis Depay dhe Frenkie de Jong u lënduan.
Ousmane Dembele ndjeu gjithashtu shqetësime në muskuj, por ekzaminimi tregoi se ai ishte mirë.
Pesë lojtarë me lëndime muskulore sugjerojnë se klubi nuk është në rregull. Problemi mund të lidhet me metodën e stërvitjes dhe filozofinë e përgjithshme të Xavi. Trajneri kërkon shumë intensitet nga lojtarët, gjë që çon në dëmtim të muskujve, shkruan abcnews.al.
Lojtarët e Barcelonës, sipas tij, duhet të vrapojnë shumë më tepër se shumica e lojtarëve të La Ligës. Sipas të dhënave të Microsoft, Barça vrapoi distancën e dytë më të gjatë në ligë (pas gjashtë ndeshjesh) me mbi 28 km/h.
Nuk është për t’u habitur që pas dy ditësh stërvitje në një sistem tjetër, lojtarët që shkuan në ekipet kombëtare filluan të marrin lëndime të tilla. /G.D abcnews.al/