Familja Gjyriqi lë Francën për Shqipërinë

schedule19:30 - 6 Qershor, 2019

schedule 19:30 - 6 Qershor, 2019

Përkrahur nga Komiteti i Refugjatëve në Lure të Francës, familja shqiptare Gjyriqi pranoi detyrimin për të lënë territorin francez, urdhër i lëshuar nga Prefektura e Haute-Saône. Por familja shqiptare do mund të shkojë serish në Francë, pasi çifti i bashkëshorteve do të pajisen me kontrata pune.

Mobilizimi i mbështetësve të familjes ia arrti qëllimit. Familja shqiptare kishte shkuar 6 vite më parë në Francë dhe ishte integruar mjaft mirë. Tre fëmijët e familjes ndiqnin shkollën, ndërsa babai punonte, raporton france3-regions.francetvinfo.fr

Por më 26 Prill, Hysni Gjyriqi dhe bashkëshortja e tij Mariola Djyriqi, kishte marrë një OQTF (obligim për të lënë territorin francez). Kërkesa e tyre për azil ishte hedhur poshtë. Një ankesë e bërë nga ana e çiftit ishte depozituar më as në Gjykatën Administrative të Besançonit.

Por, së fundmi u gjet një zgjidhje me Prefekturën e Haute-Saone shpjegon Michèle Schenpens, kryetare e komitetit të ndihmës së ndërsjellë.

“Familja do të largohet në fund të vitit shkollor dhe do të kthehet në bazë të kontratave të punës… aplikimi duhet të bëhet në ambasadën shqiptare”, thotë Schenpens.

Hysni Gjyriqi  ishte i punësuar në Haute-Saone, ndërsa gruaja e tij po kërkon një punë

“Është një familje jashtëzakonisht e mirë integruar që po shmang traumën e deportimit … Ata kanë 6 vite që qëndrojnë në Francë dhe kjo vjetërsi do u njihet. Atyre më pas u duhen edhe 4 vite për të fituar nënshtetësinë”, shton Michèle Schenpens.

Familja do qëndrojnë në Francë deri në fusn të Qershorit, derisa fëmijët të përfundojnë vitin shkollor./abcnews.al