Dorëheqja e papritur te Juve?

schedule18:51 - 23 Shtator, 2022

schedule 18:51 - 23 Shtator, 2022

Juventusi nuk po lundron në ujëra të mira. Biankonerët po përballen me një moment shumë të vështirë dhe rezultatet nuk janë aspak të barabarta me historinë e klubit në vitet e fundit. Pas dy humbjeve të rënda ndaj Benfikës dhe Monzës, Massimiliano Allegri përfundoi në bankën e të akuzuarve, shkruana abcnews.al.

Trajneri toskan është akuzuar prej disa kohësh se nuk ka mundur t’i japë një identitet loje ekipit. Për këtë arsye, shumë tifozë të Juventusit duan largimine  ish-trajnerit të Milanit, por Il Messaggero raporton sot se pozicioni i trajnerit nuk do të jetë temë diskutimi në e ardhshme. Në fakt, nga anëtarët e bordit të drejtorëve, vetëm Nedved, Arrivabene dhe Agnelli kanë përvojë në fushën e futbollit dhe janë në gjendje të përcaktojnë se sa gabime mund t’i atribuohen trajnerit.

Çuditërisht, megjithatë, sipas asaj që raportoi gazeta romake, mund të jetë Pavel Nedved që të largohet nga Juventus. Zëvendëspresidenti i Zonjës së Vjetër mund të vendosë të japë dorëheqjen sipas rrethanave, dhe kështu të largohet nga Torino, më shumë se njëzet vjet pas ardhjes së tij (si lojtar) në 2001. /G.D abcnews.al/